“Dueli” në Samitin e G20! Kina “i tërheq veshin” SHBA-së, çfarë pretendon Putin

Samiti i ditës së sotme të G20 ka qenë një përballje e vërtetë mes vendeve pjesëmarrësë, ku spikatën pëplasjet mes Kinës e SHBA-së për çështjen e Taiwanit dhe kërkesa e presindentit rus Vladimir Putin, për njohjen e vaksinës “Sputnik V”.

Ishte Ministri i Jashtëm kinez ëang Yi i cili ka paralajmëruar SHBA-të e aleatët e saj të mos ndërhyjnë në çështjen e Tajvanit, pasi sipas tij atyre do u duhet të paguajnë një çmim të shtrenjtë për këtë gjë.

Nga ana tjetër ka qenë presidenti rus, Vladimir Putin i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me mosmiratimin e vaksinave të prodhuara në vendin e tij.

Ai ka kërkuar njohjen reciproke të certifikatave të vaksinës antiCovid.

Gjithashtu janë diskutuar edhe një sërë çështjesh të tjera me rëndësi që prekin tematika të ndryshme për të gjithë botën.

Shëndeti, ekonomia, klima globale janë tre temat e mëdha me pritshmëri konkrete nga vendet më të fuqishme të botës të mbledhur në Romë në samitin dy ditor të grupit G20.

Gjithashtu në fjalën e tij Presidenti Francez Emmanuel Macron ka premtuar se brenda vitit 2020 Franca do të dhuroj 120 milionë doza vaksinë vendeve në nevojë e deri më sot ka shpërndarë 67 milionë në ndihmë të tyre.

“Solidaritet, transparencë e prodhim të përbashkët qe apeli i Francës ndaj vendeve partnere të grupit G20.

Presidenti amerikan Biden, në mënyrë të veçantë deklaroi se komuniteti ndërkombëtar, falë kësaj marrëveshje do të mund të mbështesë personat në mënyrë që të jenë kompanitë kontribuese në pagesën e kuotës së tyre.

Italia ka propozuar ngritjen e një Task Force globale për shëndetin e financës që do të favorizoj bashkëpunimin mes këtyre dy fushave./albeu.com/

 


Shtuar 30.10.2021 15:29