Real Madrid “shopping” në Angli, synon dy lojtarë

Real Madrid kërkon të rifreskojë ekipin me prurje të reja.
Spanjollët kanë “piketuar” dy lojtarë në Premier League, tek Manchester United dhe Chelsea.

Bëhet fjalë për Pogba dhe Rudiger, të cilët për ekipin e Ancelottit do të ishin transferimet më të nevojshme.
Pogba tashmë dihet se preferon të kaloj tek “Los Blancos”, madje ai nuk dëshiron të rinovojë me anglezet vetëm për të kaluar tek spanjollët.

Rudiger gjithashtu është duke shtyrë takimin me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës sepse është duke pritur një propozim nga Real Madrid.
Sipas “MARCA”, spanjollët mund të firmosin një para kontratë me mbrojtësin në janar njësoj siç bënë me Alaba./H.LL/albeu.com


Shtuar 30.10.2021 15:29