Donnarumma drejt kalimit tek Barcelona

Gianluigi Donnarumma po largohet nga Milani si një agjent i lirë dhe raportohet se ai është në bisedime me Barcelonën si dhe Juventusin.

Rossonerët transferuan sot portierin e Lille, Mike Maignan,  duke nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare, e cila sugjeron që Donnarumma nuk do të rinovojë marrëveshjen e tij në San Siro.

Juve kishte qenë favorite, por Tuttomercatoweb dhe Sportitalia raportojnë këtë mbrëmje se Barcelona ka përputhur ofertën e Juve me 10 milion € për sezon.

Nga ana tjetër, Blaugrana do të dërgonte Marc-Andre ter Stegen te Borussia Dortmund.

Donnarumma ishte një produkt i akademisë së të rinjve të Milanit, i cili bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 16 vjeç në tetor 2015.

Ai tani është 22 vjeç dhe portieri i zgjedhjes së parë për Italinë.

 


Shtuar 25.05.2021 21:31