Don Xhoni i bën diss Noizy-t: O plak! Po ju djeg ë? (VIDEO)

Reperi nga Drenica, Don Xhoni ka publikuar projektin e tij më të ri, një këngë “diss” për të gjithë kolegët e tjerë që nuk e kanë mbështetur në fillimet e karrierës.

Pas publikimit të këngës, reperi ka shpërndarë një mesazh për të gjithë personat që ka shënjestruar me këngën e tij.

Nëpër rreshta, Don Xhoni u kërkon që të mbështesin të rinjtë, por nuk ka harruar që t’u tregojë edhe dashuri.

Rikujtojmë se vetëm pak javë më parë kishte një “sherr” mes tij dhe grupit OTR.

“Po ju djeg ë? Duhet të jepni dashni kur të hyjnë reperat e rinj, jo me iu dhënë hate e me i ulë se jua marrim fytyrën. Rasti konkret! Edhe duke bërë shaka ua marr fytyrën. Ju dua shumë! E dini që iu dua shumë,”-thotë reperi.

 

 


Shtuar 15.05.2021 20:13