FA Cup/ Licesteri mposht minimalisht Chelsean në finalen dhe fiton për herë të parë trofeun (VIDEO)

Ka përfunduar finalja e FA Cup ndërmjet Chelseat dhe Leicester Cityt.

Ndonëse pati raste dhe skuadrat ishin nën “ethet” e 21 mijë tifozëve në kuadër të finales së FA Cup, rezultati qëndroi baras pa gola në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Leicester dukej si një skuadër më e kompozuar dhe arrinte ti bënte ballë sulmeve të Chelseat pa problem.

Ishte Leicester i cili shënoi duke befasuar Chelsean. Ishte mesfushori belg, Youri Tielemans i cili shënoi një gol fantastik në min 63′ për ti dhënë avantazhin “The Foxes” në Londër.

Në min 87′, Mount plasoi një goditje të mirë, por Schmeichel u tregua vendimtar në portë.

Chilwell shënoi gol në min 90′ por goli u anulua nga sistemi VAR.

Rezultati përfundimtar, Chelsea 0-1 Leicester City./


Shtuar 15.05.2021 20:12