Dolën nga PD-ja me bujë të madhe: Patozi, Topalli dhe Hajdari dolën “gropë” me vota

Edhe pse dolën me bujë nga PD, krerët e partive të vogla që vendosën të dalin më vete kanë rezultuar një zhgënjim sa i përket votave që kanë arritur të sigurojnë. Jozefina Topalli e cila kandidonte e para në listat e partisë së saj në Shkodër ka arritur të marrë vetëm 598 vota.

Ndërkohë kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka siguruar 671 vota në qarkun e Tiranës ku renditej i pari në listat e partisë së tij.

Një numër të vogël votash ka marrë edhe kreu i Lidhjes Demokratike Shqiptare Myslim Murri i cili siguroi 549 vota në Fier, ku synonte një mandat në zonën e Lushnjes. Zhgënjim ka rezultuar edhe Rudina Hajdari e cila u fut në listat e Nismës Thurje në Elbasan, ku maksimumi i saj nuk i kaloi 517 vota.

Kandidati më i votuar në listat e kësaj partie është Panajot Sako që ka marrë 1268 vota në Tiranë, ndjekur nga Endrit Shabani me 617 vota. /albeu.com/