Dita Ndërkombëtare e Gruas, Zelensky: Falenderoj të gjitha gratë që kujdesen dhe luftojnë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti rolin e grave në luftën e vendit të tij kundër agresionit rus në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të them faleminderit sot. Të falënderoj të gjitha gratë që punojnë, japin mësim, studiojnë, kursejnë, kujdesen dhe luftojnë për Ukrainën”, tha Volodymyr Zelensky në një video të publikuar nga presidenca ukrainase.

Ai kërkoi gjithashtu të kujtohen dhe të falënderohen të gjitha gratë që sakrifikuan jetën për Ukrainën.

Volodymyr Zelensky u premtoi edhe një herë fitoren bashkatdhetarëve të tij, më shumë se një vit pas pushtimit rus. /albeu.com


Shtuar 8.03.2023 13:08