Çfarë po ndodh me eksponentët kriminalë të ndaluar në Dubai? Manja: Do të kërkojmë ekstradimin e tyre, por kjo nuk varet nga ne

Ashtu siç është bërë tashmë traditë, çdo të mërkurë ministrat e qeverisë Rama flasin para mediave pas çdo mbledhjeje të Kabinetit të Ministrave.

I pyetur nga mediat se çfarë do të ndodhe me eksponentët kriminalë shqiptarë të kapur në Dubai për sa kohë që nuk ka një marrëveshje ekstradimi, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se Shqipëria do të vijojë të kërkojë bashkëpunim për marrëveshje me autoritet e Dubait.

Sipas tij Shqipëria ka kërkuar vazhdimisht, por marrëveshjet për ekstradimin janë çështje të politikave të brendshme të Dubait.

Nuk është mungesë marrëveshjeje për të pasur bashkëpunim me Dubain. Mungon bashkëpunimi praktik me autoritet e tyre, por kjo nuk do të thotë se ne do të rreshtim së kërkuari që të kemi një marrëveshje me autoritet e Dubait, për të ekstraduar eksponentët kriminalë që ndodhen atje”, tha Manja.

/AlbEu.com/


Shtuar 8.03.2023 13:14