Dita e Rinisë/ Të rinjtë e FRPD-së marshojnë nga “Qytet Studenti” tek Kryeministria, i pranishëm edhe Berisha (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme, të rinjtë e Partisë Demokratike, kanë zhvilluar një marshim protestë më rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, kur rinia shqiptare u përball me diktaturën më 1990.

Këtij marshimi të rinisë demokratë, iu bashkua edhe lideri i opozitës Sali Berisha.

Nga “Qytet Studenti”, të rinjtë kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Binte në sy pankarta e madhe që mbanin në duar të rinjtë, “lindëm në demokraci jetojmë në diktaturë”.


Shtuar 8.12.2024 12:44