“Digju në ferr”, serbët festojnë në shesh për vdekjen e Albright

Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë, serbët në Beograd janë mbledhur kundër ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright dhe pro-Rusisë.

Serbët me flamuj të Rusisë dhe me disa parulla ‘Albright digju në ferr’ dolën për të festuar në rrugët e kryeqytetit serb.

Pamjet janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.

Kujtojmë se Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur dje në moshën 84 vjeçare.

Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë./express

Shtuar 24.03.2022 20:19