Dhunuan një grua, SHÇBA pezullon nga puna dy punonjës policie në Himarë

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy zyrtarë të policisë së Himarës të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar një grua.

SHÇBA raporton se dy personat me inicialet XH.Q dhe K.S, kanë kryer veprën penale të “Kryerjes së veprimevearbitrare”.

Procedimi ndaj tyre ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një gruaje, pasi është ushtruar dhunë ndaj saj, nga ana e Inpektorit K.S.

NJOFTIMI:

SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhërin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:

  • N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;
  • Inspektor K.S., me detyre Specialisti i zonës në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.

Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimevearbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S.Ekzekutimi i urdhërit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90. /albeu.com/

 

 


Shtuar 30.06.2021 13:41