Charles ia dhuroi për fejesë, shitet në ankand makina 40-vjeçare e princeshë Diana (FOTO LAJM)

Makina që princi Charles i dhuroi princeshës Diana për fejesën e tyre, është shitur në ankand për më shumë se 52 000 £.

“Ford Escort Ghia” prodhim i vitit 1981, u shit rreth 30 000 dollarë më shumë sesa pritej.

Makina iu dhurua Dianës nga princi Charles në maj të vitit 1981, dy muaj para se ata të martpheshin, ndërsa u shit me numrin e saj origjinal të regjistrimit, të njëjtën ngjyrë dhe bashkë me radion.

“Fordi” u përdor gjatë kohës kur marrëdhënia e princeshës me Charles ishte në kulmin e lumturisë, ndaj për familjen mbretërore simbolizon një periudhë të rëndësishme nga e kaluara.


Shtuar 30.06.2021 13:44