DETAJET/ Sulmi në Capitol Hill: 2 viktima deri tani, zbardhet identiteti i agresorit

Media amerikane ka zbuluar identitetin e personit i cili dyshohet se ka sulmuar Capitol Hill në SHBA duke plagosur dy oficer policie, njëri prej të cilit ka ndërruar jetë.

Katër zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit informuan se i dyshuari si një 25-vjeçar nga Indiana me emrin Noah Green.

Green ju drejtua me makinën e tij barrikadës së rrethimit në Kapitol duke marrë përpara dy oficer policie, ai më pas thuhet se ka dalë nga makina me një thikë në dorë.

Oficerë të tjerë prezent në vendngjarje e kanë neutralizuar duke qëlluar drejt tij ku si pasojë ka humbur jetë.

Viktimë e këtij sulmi ka mbetur dhe njëri prej oficerëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe agresori. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 2.04.2021 22:22