Kuvendi rrëzon Albin Kurtin, nuk miratohet ligji i ri për zgjedhjet

Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar propozimin e VV dhe kryeministrit Albin Kurti për projektligjin e ri për zgjedhjet.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i aprovuar në Komisionin Legjislativ, nuk ka arritur me shmangie të procedurave të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Me 39 vota kundër, në procedurë të shpejt, ky projektligj nuk arriti të kalojë fillimisht në Kuvend.

Prezent në sallë ishin 65 deputetë.

“E konfirmojmë që për propozimin kanë votuar 65 deputetë, kundër kanë qenë 39. Sipas Administratës së Kuvendit 2/3 e kësaj kanë qenë 69 deputetë kështu që konstatoj se nuk ka kaluar ky propozim”, deklaroi Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2021 22:28