Deputetët mblidhen për seancën e jashtëzakonshme (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në orën 21:30 me pikën e vetme të rendit të ditës, shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje.

Me 41 nënshkrime, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka bërë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për “të krijuar bazën ligjore që votuesit jashtë vendit të votojnë direkt në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës”.

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës tashmë kanë hyrë në sallën e seancave plenare për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.


Shtuar 2.04.2021 21:48