Dëmet nga përmbytjet, fermerët e Fierit nisin protestat dhe përllogarisin dëmin

Fermerët e fshatit Kafaraj në Fier janë ngritur në protestë pasi nuk janë dëmshpërblyer në lidhje me dëmet që u janë shkaktuar nga përmbytjet e fundit.

Ata nisën protestën para Bashkisë së qytetit të Fierit dhe më pas u takuan me kryetarin e Bashkisë, Armando Subashin, ku dhe i paraqitën një peticion dhe kërkesë për kompensimin e dëmeve që shkaktuan përmbytjet.

Sipas tyre rreth 32 ha sera luleshtryedhe janë dëmtuar. Prej përmbytjeve në 12 dhjetor u dëmtuan rreth 62 fermerë në Frakull dhe Kafaraj.

Pas takimit me Subashin, kreu i sindikatës së fermerëve të bashkuar Eduart Sharka tha se vlera e demit shkon rreth 300 milion leke dhe sipas ligjit një pjesë të këtij dëmi kërkohet të dëmshpërblehet nga bashkia Fier./albeu.com/