Ky është 20-vjeçari që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Durrës. Viktima është Rafael Tafaj i cili punonte në një gomisteri në Kënetë në Durrës, ku i ka shpërthyer goma e një kamioni teksa po e frynte atë.
Për shkak të plagëve të rëndë, i riu ka ndërruar jetë.Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1 në Kënetë të Durrësit.
Sipas dëshmitarëve shpërthimi i gomës ishte shumë i fuqishëm, ndërsa shtuan se ndihma e shpejtë të riut iu dha shumë vonë, duke bërë që ai të ndërronte jetë.
Mësohet se i riu kishte kohë që punonte dhe siguronte të ardhurat për familjen e tij, ndërsa fati i tij u pre në mes pas incidentit që i mori jetën.