Deklaroi se i ati e ka dhunuar, Ermal Meta jep mesazhin e papritur

Dita e Baballarëve është festuar dje në të gjithë Europën.

Së fundmi dhe këngëtari i mirënjohur me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka publikuar në Instagram video nga kënga e tij “Lettera a mio padre”, krahas së cilës bashkangjiti një mbishkrim.

“Gëzuar Festën e Baballarëve. Atyre të vërtetëve”, ka shkruar Ermali krah videos.

Në këngën “Lettera a mio padre”, Ermali tregon raportin e vështirë me të atin dhe e përshkruan si një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi për famijen. Këngëtari ka treguar më parë se i ati ka ushtruar dhunë ndaj tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)


Kujtojmë se këngëtari i njohur shqiptar përfaqësoi Italinë në “Eurovision” në 2018-tën dhe më pas mbajti një koncert në Tiranë ku u mblodhën disa qindra veta.

Pas kësaj ai menjëherë mori vëmendjen e mediave shqiptare dhe disa televizione e ftuan për intervista. Gjatë intervistës me Alban Dudushin në “Top Shoë Magazinë” ai u pyet për një ngjarje mjaft të përfolur për jetën e tij, historinë e tij me babain e dhunshëm.

“A do t’i rikuperosh marrëdhëniet e tua me babain?”– ishte pyetja e Dudushit drejtuar këngëtarit.

“Jo… Unë nuk jam Zoti… Zoti fal…” – ishte përgjigjia e Ermalit.

Së fundmi është mbajtur spektakli i famshëm italian “Sanremo”, ku vendin e tretë e mori këngëtari shqiptar, Ermal Meta me “Un milione di cose da dirti”, duke na bërë krenarë të gjithëve.

 


Shtuar 20.03.2021 13:57