Tirana ngacmon Partizanin para derbit dhe shpall veten zot të kryeqytetit

Atmosfera e derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Në prag të përballjes, në garë janë përfshirë si tifozët, ashtu edhe klubet.

Tirana, klubi me më shumë tituj kampionë në Shqipëri, plot 26, publikoi pak minuta më parë një mesazh thumbues për “Demat e Kuq”. Me postimin, bardheblutë u kujtuan rivalëve peshën e fanellës së tyre dhe pretendimin se janë “zot të shtëpisë” në këtë duel.

Të lidhura

None found

Ndeshja do të luhet të dielën, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”. Pas pesë javësh në Abissnet Superiore, Tirana renditet e gjashta me 5 pikë, ndërsa Partizani ndodhet një pozicion më poshtë. Këto vende në tabelë nuk u përshtaten dy prej skuadrave më të titulluara të elitës së futbollit shqiptar.


Shtuar më 7.10.2026 18:33