Dëbora pushton verilindjen e Shqipërisë, si paraqitet situata

Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq dhe me temperatura të ulëta. Verilindja e vendit është mbuluar nga dëbora prej natës së kaluar.

Në Peshkopi bora ka shtruar deri në 15 cm lartësi. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Në zonat e thella, trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm.

Ndërsa në disa fshatra raportohet për mungesë të energjisë elektrike, pasi janë këputur telat dhe janë shembur shtyllat.

Ka një situatë problematike në Lurë, e cila për momentin është izoluar. Po kështu qarkullimi është bllokuar në Trebisht dhe disa fshatra të njësisë së Ostrenit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 30.11.2021 08:26