Debat i ashpër mes Majkos dhe Shehut: Edhe ti o brut e paske shitur shpirtin?

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti demokrat Tritan Shehu, ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë, të njohë dhe dënojë masakrën serbe në Kosovë.

Kjo deklaratë ka sjellë përplasje mes tij dhe deputetit Pandeli Majko.

Gjithashtu, Shehu tha se Majko ka shitur shpirtin, ndërsa deputeti socialist tha se shpirti në këtë vend është shitur kur i dërgohej naftë Millosheviçit.

Majko: “Po kacafyteni me njëri-tjetrin për të treguar se kush është opozita, ngrihet Tritani pas 25 vitesh thotë të bëjë një deklaratë për gjenocidin. Shpirti është shitur në këtë vend në vitin 1967 duke prishur kishat dhe xhamia. Shpirti është shitur kur kompania ‘Shqiponja’ e Berishës i shiste naftë Millosheviçit”.

 Shehu: “Edhe ti o brut e paske shitur shpirtin? Zoti Pandi kur more fjalën mendoja se do ishe në përkrahje të asaj që ne kemi kërkuar, për të njohur dhe dënuar genocidin serb në Kosovë dhe orientuar qeverinë shqiptare të mbështesë qeverinë e Kosovës për njohje ndërkombëtare. Asjnë dokument zyrtar i këtij Parlamenti nuk është realizuar me këtë frymë. Më tregoni një rezolutë të këtij Kuvendi, nuk ka asnjë”.


Shtuar 4.04.2024 11:29

Tags: , ,