Dasma kthehet në tragjedi, aksidentohet autobusi me të ftuarit, 10 të vrarë, 25 të plagosur

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë lënduar kur autobusi që transpportonte dasmorë është përplasur në një rrethrrotullim. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Uellsim e Ri Jugor në Australi.

Ky është një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse në Australi në dekadat e fundit, shrkuan Reuters. Shoferi i autobusit, 58-vjeç u dërgua në spital i shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit fatal. Policia po heton rrethanata e aksidentit.

Australia përjetoi dy aksidentet më vdekjeprurëse të autobusëve në vitin 1989, të dyja të ndodhura në shtetin e Uellsit të Ri Jugor. Në këtë aksidente u përfshin dy autobusë që u përplasën mes vete, ku 55 pasagjerë humbën jetën.

/albeu.com/