Ditën e djeshme një ngjarje makabre ka ndodhur në Fier. 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau një djalë 8-vjeç dhe e groposi atë në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas policisë, i mituri Mateo Vasili është qëlluar me kazmë në kokë duke i marrë jetën.
Autori është arrestuar, ndërsa fëmija u përcoll sot në banesën e fundit.
Në videon më poshtë mund të shihni mometin ku vogëlushi, i veshur me xhup të kuq, bën xhiro me biçikletë, pak para se Çalamani ta vriste dhe ta groposte në oborr./albeu.com