Mësuesi i Ramush Haradinajt rrëfen historinë: Ka qenë nxënës shembullor me të gjitha 5-a (VIDEO)

Profesori i gjeografisë, Bajram Dacaj, i cili ka qenë edhe mësues për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, ka ndarë disa kujtime për kreun e AAK-së.

Ai ka thënë se Haradinaj ka qenë nxënës shembullor me të gjitha pesa.

“Haradinaj ka qenë nxënës shembullor, që nga klasa e parë e deri në gjimnaz i ka pasë të gjitha 5 she. Kjo dëshmohet edhe në dëftesat e tij. Vëllezërit Haradinaj kanë qenë nxënës shumë të sjellshëm e të urtë, nuk kam pasë nevojë me ju tërhjek vërejten asnjëherë” ka thënë ai.

Kujtojmë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shkollimin e kishte kryer në gjimnazin që atë kohë quhej “Vëllezërit Frashëri”në fshatin Rezallë./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 16:40