Një shtetas shqiptar 58 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë të ndodhur gjatë natës në banesën e tij, në Agia Galini të Rethymnos, në ishullin e Kretës.
Policia greke ka shpallur në kërkim një 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Viktima jeton në këtë zonë së bashku me familjen e tij.
Të lidhura
None found
Gjatë sulmit, 58-vjeçari ka marrë dy goditje me thikë në pjesën e barkut. Fillimisht ai është dërguar në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së tij dhe plagëve të marra, mjekët vendosën transferimin me ambulancë drejt Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI). I plagosuri është shoqëruar gjatë transportit nga një mjek dhe po vijon trajtimin në spital.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e sulmit. Krahas kërkimit të 17-vjeçarit, policia po punon për të zbuluar edhe motivin që qëndron pas plagosjes së shqiptarit.







