“Pushkatimi është pak”, personazhet publik që dënojnë rëndë vrasjen e 8-vjeçarit në Fier (FOTO LAJM)

Opinioni publik është tronditur një ditë më parë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë fëmijët e fqinjit të tij.

Lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme kanë reaguar shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar, ku dënojnë aktin e rëndë dhe disa prej tyre madje kërkojnë dënimin me vdekje.

Kantautori i njohur, Flori Mumajesi, teksa poston në “Instastory” një lajm të shkruar në media, bashkëngjitur me të lë edhe komentin e tij.

“Përfundimisht për këtë dhe shumë si ky, pushkatimi është pak! As në burg as në çmendi nuk duhet të marrë frymë!”, shkruan ai.

Ndër të parët që ka reaguar ka qenë edhe reperi Noizy i cili shkroi:

“Une jam “PRO” ligjit për pushkatim. Për mostra si Klodian Çalamani & Pordhonues. Le të na vonohet Edhe ca vjet anetarsimi në Europe ska gje”.

Aktori i njohu i “Portokallisë”, Florjan Binaj, ka reaguar gjithashtu për këtë ngjarje, ku në “Instastory” shkruan: “Nuk ka gjë më të tmerrshme se ajo që ka ndodhur sot në Fier ndaj një fëmije të pafajshëm 8 vjeç… Këta qënie jo njerëzore meritojnë dënimin më të tmerrshëm të imagjinueshëm. Jam pa fjalë…”.

“Digju në ferr monstër. Nuk meriton asgjë tjetër përveç dënimit me vdekje!”, shkriu Armina Melani.

Edhe moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka bërë një reagim ku në “Instastory” shkruan: “U prehsh në paqe engjëll i vogël. #zemërthyer”.

“Zoti e din ca bën me ty”, shkruan këngëtari i njohur teksa poston në rrjetet sociale edhe foton e autorit të krimit.

 


Shtuar 17.11.2021 09:39