Dalin në pension që 50-vjeç, shesin shtëpinë dhe jetojnë nëpër kroçera (FOTO LAJM)

Një çift amerikan ka vendosur që të dalë në pension, të shesë shtëpinë dhe të jetojë duke udhëtuar me kroçera.

Angelyn dhe Richard Burk, 50 dhe 60 vjeç, gjithmonë kanë pasur dëshirë që të shikonin vende të reja dhe vendosën që pasi të linin punët respektive si kontabiliste dhe marinar, të shisnin shtëpinë e tyre. Sipas llogarive, atyre u del që të jetojnë nëpër kroçera me më pak se 40 euro në ditë.

Ata gjejnë ofertat më të mira dhe udhëtojnë nëpër botë që nga pranvera e kaluar, me synimin për të shpenzuar sa më pak kohë në tokë.

Gjithashtu, duke qenë se nuk kanë më shtëpi, kur nuk mund të gjejnë kroçerë, ky çift shkon në shtëpitë e miqve apo të afërmve, ndërsa pret aventurën e radhës për të lundruar.

Ata kanë bërë tashmë një udhëtim 50-ditor përmes Detit Adriatik dhe një tjetër udhëtim 51-ditor midis Siatëllit dhe Sidneit.