“Çufot dhe bubat kaçurrel janë mbledhur në çadrën e cirkut”, Rama ironizon opozitën

Gjatë daljes së sotme ku po flet për taksat, rritjen e pagës dhe bizneset, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as ironitë ndaj opozitës.

Rama quajti ekipin e Partisë Demokratike, si një çadër cirku, duke përmendur edhe të gjithë emrat e koalicionit opozitar.

“Programi i tyre elektoral mbështetet nga një nevojë e vetmja, nevoja për pushtetin si qëllim dhe jo si mjet për realizimin e programeve.

Plani ynë i veprimit është një program qeverisës, programi i tyre elektoral një menu dëshirash të miletit, ta hajë kush ta hajë. Si gjithmonë, si në të gjitha etapat dhe ndeshjet zgjedhore.

Ne themi sot në planin tonë të veprimit atë që do të bëjmë dhe do të bëjmë nesër atë që themi sot.

Ne kemi një plan për të jetësuar vizionin Shqipëria 2030. Jo një plan për të joshur elektorat.

Ne i duam votat për të ndërtuar rrugën e të ardhmes, ata kanë zgjedhur të njëjtën rrugë të vjetër të joshjes elektorale, me pretimin kap ca të kapës.

Këto tonat janë masa të planifikuara për tu zbatuar nga qeveria ime. Ndërsa të tyret janë premtime për ti marrë era e vjeshtës së parë në qeverisjen e Lulit, Saliut, Ilirit, Monikës, Shpëtimit, Dashit, Mediut, Dules, Dukës, Nard Dokës dhe Palokës dhe të tërë çufove dhe bubave kaçurrel që janë mbledhur në atë çadër cirku ku nuk mungon as Marku dhe as Gjekmarku”, tha ndër të tjera Rama.


Shtuar 15.03.2021 10:43