Ç’po ndodh me pulat? Ngrodhin 160 të tjera në Vlorë

160 pula të tjera kanë ngordhur në fshatin Babicë në Vlorë.

Lajmin e bënë të ditur banorët e fshatit dhe dyshimet janë se pulat kanë ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve që duket se po përhapet gjithandej, ku kulmin e kishte në Durrës me rreth 200 mijë pula të ngordhura.

Groposja është bërë nga vetë banorët e fshatit. Lajmi nuk është konfirmuar nga drejtoria e Bujqësisë ende. Nuk dihet ende e saktë nëse ka qene grip i shpendëve apo ndonje sëmundje tjetër./albeu.com/


Shtuar 30.03.2022 15:20