COVID/ Rikthehen viktimat në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur të mërkurën se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 1.575 mostrave të dyshimta për Sars Cov-2.

Në 24 orët e fundit janë shëruar tetë pacientë, dhe numri i rasteve aktive tani është 327./albeu.com/