COVID-19/ Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve, rritet numri i vdekjeve

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1867 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.


Shtuar 19.04.2021 18:15