Covid-19 në Kosovë: 12 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 12 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 29 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947. Në total numri i rasteve aktive është 213.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 113 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.431 doza të vaksinës./albeu.com

Shtuar 21.05.2022 15:04