Strakosha me valixhet në duar, akord total me klubin anglez

Thomas Strakosha do të transferohet në Premier League, në përfundim të këtij sezoni futbollistik.

Portieri i kombëtares shqiptare nuk e gjeti marrëveshjen me Lazion për të rinovuar dhe tashmë me parametra zero do të kalojë te Fulham.

Gianluca Di Marzio raporton se Strakosha ka rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detajet financiare. /h.ll/albeu.com


Shtuar 21.05.2022 15:02