COVID-19 futet keq në Burgun e Vlorës, kaq persona janë infektuar

15 të burgosur nga paraburgimi i Vlorës kanë kërkuar ndihmë urgjente nga autoritetet shëndetësore, përshkak se janë të prekur nga Covid-19.

Një prej të dënuarve, Stavri Dyrmishi 25 vjeç, foli në një lidhje telefonike duke thënë se është kërkuar ndihma pasi të burgosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të Covid-19.

Mësohet se në ambientet e paraburgimit kanë mbërritur ambulancat për t’i dhënë ndihmën e parë shtetasve të infektuar në gjendje të rëndë.


Shtuar 19.03.2021 17:04