EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët e rrezikshëm që po kërkohen në Angli

Policia angleze ka shpallur në kërkim dy shqiptarë të cilët dyshohen se janë autorë të vrasjes së një të riu në Cardiff.

Mediat huaja bëjnë me dije se dy personat e shpallur në kërkim janë: Josif Nushi 26-vjeç dhe Mihal Dhana 27-vjeç.

Policia britanike tha se dy të rinjtë shqiptarë dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e Tomasz Waga,i cili u gjet i vdekur më 28 Janar, pasi të rinjtë u larguan pas ngjarjes nga zona.

Trupi i Waga u zbulua afërsisht në orën 23:30 të së enjtes, 28 janar, në Westville Road. Ai kishte qenë viktimë e një sulmi të vazhdueshëm.

Sipas mediave vendase, për vrasjen e britanikut janë përgjegjës 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në paraburgim dhe 2 janë në kërkim.

 

 


Shtuar 19.03.2021 17:08