Conte: Kane dotrofe dhe ai mund të na ndihmojë ta arrijmë këtë

Antonio Conte ka dhënë një intervistë për ‘SkySports’ në prag të ndeshjes që Spurs e zhvillojnë ndaj skuadrës së Leeds të dielën pasdite.

Italiani ka folur për sulmuesin Harry Kane i cili ishte i lidhur ngushtë me një largim nga londinezët në drejtim të Manchester Cityt këtë verë, megjithatë klubi londinez bëri gjithçka për ta mbajtur anglezin në skuadër, duke e refuzuar një ofertë prej 100 milion funtesh nga skuadra e Pep Guardiolas.

Conte kur u pyet nëse ai ka folur me Kane në lidhje me të ardhmen e tij, u përgjigj: “Sinqerisht, nuk është e nevojshme. Harry më njeh shumë mirë dhe historia ime është shumë e qartë. Unë nuk jam dikush që jam i lumtur të filloj diku pa pasur një objektiv kryesor dhe këta janë njerëzit me të cilët më pëlqen të punoj.

“Ekziston vullneti për të ndërtuar diçka të rëndësishme dhe Harry e di këtë. Unë nuk do të isha këtu nëse nuk do të kishte ambicie nga unë apo nga lojtarët e mi. Unë u kam thënë atyre se jam këtu sepse u besoj atyre. Ju mund të qëndroni për shumë vite në të njëjtin ekip, por ju shkruani historinë në këtë klub vetëm nëse fitoni.

“Duke fituar trofe, ju hyni në historinë e klubit. Unë e kuptoj që Harry është dikush që dëshiron të fitojë trofe dhe ai mund të na ndihmojë ta arrijmë këtë pasi po flasim për një lojtar të klasit botëror.

“Ai është një lojtar me talent të madh dhe në këto tetë ditë që kemi punuar së bashku, mund të shoh se mjafton t’i them vetëm një herë se çfarë dua në një moment.

“Ai e kupton shpejt dhe më ka treguar se është një lojtar i zgjuar. Ai peshon çdo situatë dhe e di saktësisht se ku është “portieri sa herë që ndodhet brenda kutisë – shtyllën e parë, shtyllën e dytë ose nëse mund ta godasë me shkelm në këmbë”.

“Nëse nuk je trajner, prapë mund të njohësh një lojtar, por vetëm sipërfaqësisht. Vetëm kur je vërtet afër tij mund të njohësh vërtet nivelet e talentit të tyre.

“Tani po punoj me Harry-n, kam kënaqësinë dhe mundësinë ta njoh atë, mund t’ju them se po flasim për një lojtar vërtet të mirë. Ai dëshiron të fitojë dhe ne po ashtu. Pas dy ose tre javësh, unë jam i sigurt se nuk kam bërë gabim në marrjen e këtij vendimi”.

Tifozët e Tottenham-it e kanë mbushur Conte-n me mesazhe mbështetjeje që nga ardhja e tij e shumëpritur dhe me një fitues serial tani në qendrën e nxehtë të Hotspur-it, vetë njeriu po shijon mundësinë për të shlyer besimin.


Shtuar 19.11.2021 20:19

Tags: ,