Ç’ndodhi me Dritan Lelin? Gjiknuri: Nuk është përjashtuar nga PS!

“Nuk është përjashtuar Dritan Leli nga partia por nga fushata…”

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, i pyetur se ç’nodhi me Kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli,  që refuzoi për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit, tha se ky i fundit nuk është përjashtuar nga partia por nga fushata.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Gjiknuri tha se kjo nuk është temë për të diskutuar duke shtuar se lënia jashtë fushatës elektoriale ishte në të mirë të tij, por edhe Vlorës.

“Nuk është tema kjo, nuk është përjashtuar Dritan Leli nga partia por nga fushata. Nuk është tema kjo për ta diskutuar, ne mendojmë që i bëjmë mirë edhe atij, edhe Vlorës që të ishte mirë në pjesën e ekipit”, tha Damian Gjiknuri.