Gazetari detyron Ballën të braktisë emisionin: Po flisni nga lokali i Gjergj Lucës!

I fruar në Emisionin SpotLight i Alban Dudushit në Vizion Plus, deputeti socialist ka marrë në mbrojtje biznesmenin e përfshirë në konfliktin me ish-deputetin e PD-së Luciano Boci.

Teksa ishte në lidhje skype dhe akuzonte përfaqesuesit e Partisë Demokratike për provokime dhe dhunë, gazetari Bledian Koka e ka pyetur Ballën se ku ndodhej në momentin që fliste.

Balla iu përgjigj se ndodhej në zyrën e tij dhe ka nisur të intimidojë gazetarin për televizionin ku ai punonte duke iu shmangur përgjigjeve.

Por kur gazetari Koka i ka vënë në pah se Taulant Balla po bënte avokatin e Gjergj Lucës nga restoranti i tij Rozafa Fish, Taulant Balla ka mbyllur kamerën duke lënë diskutimin në mes.

PJESE NGA DEBATI

Bledian Koka: Ku ndodheni tani?

Taulant Balla: Jam në zyrën time…
Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi
Taulant Balla: Jo
Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës.
Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të një televizoni që financohet me paratë e pista të korrupsionit të djalit të Sali Berishës
Bledian Koka: Kuptoj…Ju jeni shpifës i madh, i dënuar dhe nuk keni paguar as paratë e dënimit. Hetoni se e keni shtetin në dorë. E keni ngritur karrierën mbi shpifje. Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.

Shtuar 19.03.2021 11:03