Ivica Olic nis karrierën si trajner, do të drejtojë gjigantët e Rusisë

Ivica Olic është prej vitit 2017 asistent në Kombëtaren e Kroacisë, por duket se tashmë ka vendosur që të nisë karrierën si trajner i parë. Ish-sulmuesi i njohur i Bayern Munchen, Hamburg apo CSKA Moskë pritet të emërohet trajner në Rusi.

Olic do të marë drejtimin e ish-ekipit të tij, CSKA Moskë. Gjigantët rus prej kohësh po vuajnë diktatin që ka vendosur Zeniti, ashtu siç po ndodh këtë vit dhe kërkojnë me patjetër të bëjnë një ndryshim.

Drejutesit e klubit kanë shumë besim tek Olic dhe kërkojnë që t’i besojnë stolin. Tashmë, mbetet vetëm zyrtarizimi i kroatit në stolin e CSKA.

Shtuar 19.03.2021 11:03