Çfarë po ndodh në Dubai? Shpërthim i fuqishëm dhe zjarr në port

Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë në mes të detit në portin Jebel Ali në Dubai, i cili më vonë shkaktoi një zjarr të madh.

Zjarri ka shpërthyer në një kontenhjer brenda një anijeje. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa po hetohet për të sqaruan shkakun e shpërthimit.

Shpëthimi shkaktoi një dridhje të madhe të tokës, që u ndje deri në 15 km larg portit.

Jebel Ali është porti i nëntë më i madh në botë dhe më i madhi në rajon./albeu.com


Shtuar 8.07.2021 08:37