Çfarë duhet të kontrolloni para se të niseni për udhëtim?

Shumë drejtues mjetesh e nisin rrugën pa e verifikuar plotësisht automjetin, megjithëse ekspertët nënvizojnë se edhe pak minuta kontroll para udhëtimit mund të kenë ndikim të madh në sigurinë gjatë lëvizjes.

Sipas një shkrimi të publikuar nga Revija HAK, makinat moderne janë të pajisura me sensorë që paralajmërojnë për vajin e motorit, presionin në goma dhe lëngje të ndryshme, por kjo teknologji nuk e zëvendëson dot një inspektim të thjeshtë fizik të automjetit.

Të lidhura

None found

Para nisjes, ekspertët këshillojnë të kryhen disa verifikime të shpejta.

Duhet të kontrollohen dritat dhe sinjalizuesit e automjetit, përfshirë fenerët, dritat e frenimit dhe sinjalet.

Po ashtu, është e rëndësishme të shihet presioni dhe gjendja e gomave.

Shoferët duhet të sigurohen edhe që në makinë ndodhen pajisjet e detyrueshme të sigurisë, si trekëndëshi, jeleku reflektues dhe ndihma e parë.

Një tjetër hap i nevojshëm është verifikimi nëse ka karburant të mjaftueshëm për rrugën.

Rekomandohet gjithashtu të merret ujë i pijshëm me vete dhe telefoni të jetë i karikuar.

Nëse para nisjes ka vetëm pak kohë në dispozicion, këshillohet që të bëhet një xhiro rreth makinës për të parë nga afër gjendjen e gomave dhe për të vërejtur nëse kanë çarje, dëmtime apo deformime.

Ekspertët sugjerojnë gjithashtu që herë pas here të hapet kapaku i motorit për të kontrolluar nivelin e vajit të motorit, nivelin e ftohësit (antifrizit), si dhe për të parë nëse ka shenja rrjedhjesh ose dëmtimesh.

Sipas specialistëve të sigurisë rrugore, edhe një kontroll i shkurtër i automjetit përpara udhëtimit mund të shmangë prishje serioze gjatë rrugës dhe të rrisë ndjeshëm sigurinë e udhëtarëve.

Nëse shoferi vëren një problem që nuk është në gjendje ta zgjidhë vetë, këshillohet të mos niset pa bërë kontroll teknik dhe të kërkojë ndihmë profesionale.


Shtuar 17.06.2026 00:33

MariobetMariobetimajbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetkralbetgalabetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetjojobet girişgrandpashabet giriş