Valixhja s’po mbyllet? Këshillat që ju ndihmojnë të paketoni më shumë në më pak vend

Që nga rrotullimi i rrobave e deri te përdorimi i hapësirës brenda këpucëve, këto këshilla e bëjnë paketimin shumë më të thjeshtë para çdo udhëtimi

Para nisjes, shumëkujt i bëhet e njohur pamja e rrobave të shpërndara në shtrat, dilema e zakonshme “po sikur të më duhet?” dhe valixhja që mezi mbyllet. Megjithatë, paketimi nuk ka pse të kthehet gjithmonë në burim stresi.

Të lidhura

None found

Me disa zgjidhje të thjeshta, mund të fitoni vend, të shmangni rrëmujën dhe të lëvizni më lehtë, pa pasur nevojë të merrni me vete gjysmën e garderobës.

Rrotullojini rrobat, jo të gjitha t’i palosni

Rrobat e rrotulluara zënë më pak hapësirë sesa kur palosen në mënyrë klasike. Kjo metodë është veçanërisht e përshtatshme për bluza, pantallona të lehta, fustane dhe veshje të holla. Ndërsa xhinset, palltot dhe pulovrat e trasha është më mirë të palosen.

Niseni nga boshllëqet në fund të valixhes, sidomos te pjesa ku kalon doreza. Më pas sistemoni sendet me forma jo të zakonshme, si kapelat, dhe përreth tyre vendosni rrobat e rrotulluara. Hapësirat e vogla plotësojini me të brendshme ose çorape.

Përdorni edhe brendësinë e këpucëve

Një mënyrë shumë praktike për të kursyer vend është të shfrytëzoni hapësirën brenda këpucëve. Aty mund të futni çorape, produkte të vogla kozmetike apo sende të brishta, për sa kohë janë të mbështjella mirë. Në këtë mënyrë shmangni edhe nevojën për një çantë të madhe kozmetike, ndërsa shishet e vogla mbrohen më mirë nga goditjet.

Zgjidhni kombinime, jo veshje për çdo mundësi

Një nga gabimet më të zakonshme është marrja e rrobave “për çdo rast”. Në vend të kësaj, përzgjidhni veshje që kombinohen lehtësisht me njëra-tjetrën. Një formulë praktike është modeli 3-2-1: tri pjesë të sipërme, dy pjesë të poshtme dhe një xhaketë ose veshje e lehtë për mbrëmje më të freskëta.

Mund të shtoni edhe një bluzë më elegante ose një komplet të lehtë për dalje në mbrëmje, por sigurohuni që të përputhet me këpucët dhe me rrobat e tjera. Nëse një veshje funksionon vetëm me një kombinim të vetëm, zakonisht është e tepërt.

Zgjidhni materiale që thahen shpejt, pasi mund t’i lani në mbrëmje dhe t’i vishni sërish të nesërmen. Edhe një set i vogël për larje rrobash mund t’ju ndihmojë të qëndroni më gjatë me më pak gjëra.

Qeset e vakumit mund t’ju ndihmojnë shumë

Nëse e keni të vështirë të udhëtoni me pak rroba, qeset e vakumit janë një alternativë shumë praktike. Ato e ulin ndjeshëm volumin e veshjeve dhe ju japin mundësi të fusni më shumë sende në një valixhe më të vogël. Kjo është veçanërisht e dobishme kur doni të udhëtoni vetëm me bagazh dore dhe të shmangni pritjet në aeroport.

Palosini me kujdes fustanet e gjata

Fustanet e gjata zënë shpesh shumë hapësirë dhe rrudhen lehtë. Një zgjidhje e mirë është të vendosni gjysmën e fustanit në valixhe, ndërsa pjesën tjetër ta palosni sipër rrobave të tjera pasi t’i keni sistemuar. Kështu rrudhoset më pak dhe duket më i rregullt kur mbërrini në destinacion, transmeton Telegrafi.

Kozmetikën trajtojeni me kujdes

Produktet kozmetike janë ndër sendet që më shpesh krijojnë probleme gjatë udhëtimit. Meqë kapakët jo gjithmonë mbyllen në mënyrë të sigurt, para se t’i mbyllni vendosni një copë të vogël folie plastike mbi grykën e shishes dhe më pas shtrëngoni kapakun. Kjo ndihmon në shmangien e rrjedhjes.

Një zgjidhje edhe më e përshtatshme janë shamponët e ngurtë, sapunët në copë dhe tabletat për dhëmbë, sepse nuk derdhen dhe nuk përfshihen në kufizimet për lëngje në aeroport. Nëse gjithsesi ju nevojiten produkte të lëngshme, kalojini në shishe të vogla në vend që të blini paketime udhëtimi, të cilat shpesh kushtojnë më shumë.

Mbajini pranë sendet më të nevojshme

Gjatë fluturimit, është e dobishme të keni me vete një çantë të vogël me gjërat kryesore: balsam buzësh, kufje, karikues, ilaçe, peceta dhe diçka për të ngrënë. Kjo ju kursen nevojën për të hapur shpesh valixhen ose raftin sipër kokës.

Nëse mbërrini në hotel para orës së hyrjes, lërini sipër në valixhe rrobat për ndërrim, rrobat e banjës ose një kombinim të lehtë. Kështu mund ta shfrytëzoni ditën edhe nëse dhoma nuk është ende gati.

Fotografojeni valixhen përpara nisjes

Një foto e valixhes së paketuar mund të rezultojë shumë e vlefshme në rast se bagazhi humbet. Ajo shërben si provë për sigurimin, por edhe si kujtesë për ato që keni marrë me vete.

Përpara se të paketoni, mund t’i shtroni të gjitha rrobat mbi shtrat dhe të fotografoni kombinimet. Kjo ju ndihmon të shmangni sendet e panevojshme dhe ta keni më të lehtë të vendosni se çfarë do të vishni gjatë udhëtimit.

Nëse nuk futet në valixhe, visheni

Kur vendi është i kufizuar, vishni gjatë udhëtimit rrobat më voluminoze: xhaketën, atletet më të rënda, shallin ose bluzën me mëngë të gjata. Kjo liron hapësirë në valixhe dhe ju jep më shumë fleksibilitet.

Mos harroni të merrni edhe disa qese shtesë, të cilat janë shumë të dobishme për të ndarë rrobat e pista nga ato të pastrat gjatë kthimit.

Mos i nënvlerësoni sendet e vogla praktike

Disa nga gjërat më të dobishme në udhëtim nuk janë veshjet, por sende të vogla që zgjidhin shqetësime të përditshme: një kabllo zgjatuese ose ndarës USB, një shishe uji e ripërdorshme me filtër, pika për sy ose sprej hidratues për fytyrë.

Në hotele shpesh ka më pak priza sesa pajisje, ndërsa ajri në avion dhe në dhomat me klimë mund të shkaktojë tharje të syve dhe lëkurës.

Kur udhëtoni me anije, vlejnë rregulla të tjera

Nëse zgjedhni të udhëtoni me anije turistike, zakonisht hapësira në kabinë është e kufizuar. Një organizues i varur për këpucë ose një çantë kozmetike që varet mund të kursejë shumë vend.

Sendet kryesore, si ilaçet, karikuesi, libri, dokumentet dhe rrobat e banjës, mbajini në bagazhin e dorës. Edhe kur nuk udhëtoni me avion, mund të kalojë pak kohë derisa valixhja të mbërrijë në kabinën tuaj.


Shtuar 17.06.2026 00:26

MariobetMariobetimajbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetkralbetgalabetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetjojobet girişgrandpashabet giriş