Komisionerët u kapën duke bërë shënime mbi fletët e votimit, reagon Celibashi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka reaguar në lidhje me videot që janë publikuar nga përfaqësuesit e VV në Shqipëri, ku shohen komisioner duke vënë shenjën “X” në disa fletë votimit. Celibashi, në lidhje me këtë tha se KQZ disponon pamjet filmime për 92 qendra votimi, që do të ndihmojnë organet e drejtësisë në çdo rast.

“Në dijeninë time dje ka pasur disa kërkesa për disa pamje filmike që disponon KQZ. Ne kemi pamje filmike për 92 qendra, pamje të plota. Do të ndihmonin organet këto pamje. Ka pasur shqetësime, por s’do i konsideroja ankimime. Ka pasur shqetësime nga kandidatë të mbështetur nga zgjedhësit. Do inkurajoja që të kishte thellime të hetuara për rastet të tilla. Siç duket në veshët e këtyre komisionerëve nuk është lexuar mirë kodi penal.”, tha Celibashi./albeu.com

Shtuar 27.04.2021 15:42

Tags: