Profesoi Enver Bytyçi ka treguar se kush e përzgjedhi Goran Bregoviqin të këndojë në Korçë.
Sipas tij, ishte Ivica Daçiq ai që qëllimish e përzgjedhi Goran Bregoviqin që të vijë në Korçë dhe të thellojë konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Festivali i birrës në Korçë është rast fatlum për të shkuar shpejt drejt këtij qëllimi madhor. Pasi t’i përçajë shqiptarët, Serbia do ta ketë më lehtë t’i bëjë presion Kosovës edhe përmes ndërkombëtarëve me qëllim që të arrijë synimet e saj në dialog: Nënshkrimin e një marrëveshjeje, e cila lë të hapur mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe zhbërjes së shtetësisë së saj”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Festivali i sivjetem i birres ne Korce eshte i organizuar nga Bashkia e qytetit, kompania perkatese, ndersa ne Beograd eshte angazhuar drejtperdrejt kryetari i Kuvendit te Serbise, Ivica Dacic. Keta jane tre bashkorganizatoret e festivalit te ketij viti.
Ivica Dacic ka perzgjedhur qellimisht Goran Bregovicin qe ta sjelle ne Korce, me qellim qe ta thelloje konfliktin midis Kosoves dhe Shqiperise. Ne pamundesi per ta bashkuar gjysmen e Kosoves me Shqiperine e gjysmen tjeter me Serbine, lideret serbe kane zgjedhur nxitjen e konfliktit midis “shqiptareve te keqinj” te Kosoves dhe “shqiptareve te mire” mbeshtetes te Edi Rames ne Shqiperi.
Festivali i birres ne Korce eshte rast fatlum per te shkuar shpejt drejt ketij qellimi madhor. Pasi t’i percaje shqiptaret, Serbia do ta kete me lehte t’i beje presion Kosoves edhe permes nderkombetareve me qellim qe te arrije synimet e saj ne dialog: Nenshkrimin e nje marreveshjeje, e cila le te hapur mundesine e ndarjes se Kosoves dhe zhberjes se shtetesise se saj.
Edi Rama eshte vene me vetedije ne funksion te kesaj strategjie te Serbise. Madje ai ushqen vete ndjenja te njejta enti-kosovare si edhe lideret serbe te Beogradit!