Britania ngre alarmin, shqiptarët po trajtohen si “skllevër” në shtëpitë e barit

Termi i skllavërisë ka shqetësuar gjithnjë botën dhe demokracinë. Këtë herë në Britani është ngritur alarmi lidhur me shqiptarët që shkojnë dhe punojnë atje në fermat e kanabisit.

“Bandat shqiptare të drogës që drejtojnë fermat e kanabisit në të gjithë Britaninë po paraqiten si viktima të skllavërisë moderne dhe trafikimit njerëzor për të shmangur ndjekjen penale” kështu shkruajnë mediat britanike për bandat shqiptare që operojnë në këtë vend.

Nga 10,613 viktima të mundshme të trafikimit, skllavërisë moderne dhe punës së detyruar të zbuluara vitin e kaluar, 452 ishin shqiptarë, ose thënë ndryshe 4 % e tyre.

Sipas të dhënave nga autoritetet vendase, ka pasur ‘rritje alarmante’ në emigrantët e paligjshëm që kërkonin azile ose mbrojtje, me qëllim që të shmangim arrestimet, të ngadalësojnë dëbimin dhe në disa raste t’i shpëtojnë dëbimit.

Policia në Derbyshire , thekson se është në rritje prirja e shqiptarëve për t’u sjellë si viktima të skllavërisë.

Ndihmësi i shefit Dejv Kirby i tha gazetës: ‘Nuk ka dyshim se është një taktikë e njohur.

Kjo sepse ato mbrohen nga autoritetet vendase, sa kohë besojnë që ekzistojnë ‘baza të arsyeshme’ se ata mund të jenë viktimë e skllavërisë moderne, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, i cili rrallë merret në më pak se 12 muaj.

Udhëzimet e qeverisë theksojnë se: ‘Viktimat mund të mos jenë të vetëdijshëm se po trafikohen ose shfrytëzohen dhe mund të jenë pajtuar me elementë të shfrytëzimit të tyre, ose kanë pranuar situatën e tyre. Nëse mendoni se skllavëria moderne ka ndodhur, çështja duhet t’i referohet autoriteteve në mënyrë që Autoriteti i Vetëm Kompetent (SHKK) të shqyrtojë plotësisht çështjen “.

Në nëntë nga dhjetë raste, pretenduesit janë të sigurt se nuk do të largohen nga vendi.

Në Middlesbrough, policia aktualisht po kontrollon fermat e kanabisit çdo muaj dhe ka arritur në përfundimin se një numër i madh të të dyshuarve janë shqiptarë.

Një shembull i tillë është ai i Armelind Rexhës, i cili mbërriti në Britani me një vizë studentore dhe pretendoi se ai ishte i detyruar të kultivonte bimën narkotike me vlerë rreth 672,000.

Si ai ka shumë raste të tjera, të cilët bëjnë thirrje që policia të vazhdojë të shqyrtojë nëse të dyshuarit mund të jenë viktima.


Shtuar 8.04.2021 11:14