Breshëria e plumbave në Tiranë, policia: Sherr mes 4 personave!

Policia ka zbardhur ngjarjen e pak minutave më parë në Tiranë ku u raportua për një përplasje me armë zjarri.

Policia konfirmon për një sherr mes 4 personash gjë e cila ka agravuar në përdorimin e armës.

Mësohet se një nga personat e përfshirë në sherr ka qëlluar me breshëri në ajër dhe nuk ka persona të lënduar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë, si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.

Shtuar 29.03.2021 08:03