Kurti ndërron vendbanim, nga banesa del në një shtëpi me qira (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar vendbanim ditëve të fundit.

Kurti i cili ishte duke banuar në një banesë te parku i qytetit, tashmë ka vendosur të jetojë në një shtëpi në lagjen “Taslixhe”, të Prishtinës.

Fqinjët e rinj të kryeministrit Kurti thonë se ai shtëpinë e ka marrë me qira. Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për Kanal 10 se nuk mund të jap informata për shkaqe sigurie

Kryeministri Kurti  më herët kishte deklaruar se banon në një banesë me qira, e cila ishte rreth 60 metra katror.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), Kurti nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Për sa i përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar se ka rreth 1,800 mijë euro në xhirollogari bankare, ndërsa mbi 11 mijë e 400 euro janë në emër të bashkëshortes.

Shtuar 29.03.2021 08:03