Tronditet Tirana, të shtëna me armë zjarri në zonën e njohur 

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se në zonën e mbipopulluar në “21 Dhjetori” janë dëgjuar krisma arme zjarri.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se nuk ka të plagosur  dhe autori i cili ende nuk është identifikuar ka qëlluar me breshëri në ajër.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi ngjarjen në fjalë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë, si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri. /albeu.com/

 

 

Shtuar 29.03.2021 08:03