VIDEO/ Zjarr i madh në një anije në Filipine

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një anije me 65 persona në bord në Filipinet qendrore . Në rrethana të paqarta, anija Esperanza Star shpërtheu në flakë teksa lundronte në ishullin Panglao.


Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare të Filipineve, zjarri shpërtheu në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës.

Operacioni për shpëtimin e pasagjerëve dhe shuarjen e zjarrit është duke vazhduar, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për viktima./Albeu.com/


Shtuar 18.06.2023 07:35