VIDEO/ Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së me arka banane, arrestohen tre persona në Çeki, mes tyre edhe një shqiptar

Autoritetet çeke kanë vënë në pranga 3 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku njëri prej tyre është me origjinë shqiptare.

Sipas mediave në Çeki, hetimi nisi pas sekuestrimit në dy vitet e fundit të 1 ton 490 kg kokainë në arkat me banane të një rrjeti marketesh.

Të lidhura

None found

Operacioni i kryer në bashkëpunim me Interpolin, bëri të mundur edhe arrestimin e Jiri G, drejtuesin e departamentit të importit të fruta-perimeve në supermarket, raportojne mediat.

“Anëtarët e grupit të organizuar kontrabanduan kokainë në arka bananeje nga vendet e Amerikës së Jugut nëpërmjet Hamburgut”, tha kryeinspektorja Lucie Smoldasová, e cila theksoi se “ai ndoshta ka ndërmjetësuar lidhjen me dy të huaj të tjerë”.

Po ashtu u arrestua dhe një tjetër shtetas çek, Petr H, ndërsa personi i tretë i arrestuar është një shtetas shqiptar, i cili ishte ndërkohë nën hetim për trafik droge nga autoritetet.

Grupi kriminal mësohet se drejtohej nga një person, i cili jetonte në Pragë prej kohësh dhe ishte dënuar për trafik droge.


Shtuar më 23.01.2024 20:31

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet